Gjatë javës së kaluar (prej 21 deri më 27 janar), janë regjistruar 643 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 20,2 për qind në krahasim me një javë më parë kur ishin regjistruar 535 të sëmurë nga gripi, theksohet në raportin e Institutit për Shëndetit Publik.
Numri i personave të raportuar javën e kaluar është më i vogël për 40,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar kur ishin lajmëruar 1.085 raste.
Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivelin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit.
Numri më i madh i të sëmurëve (457) janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjet, ndërsa incidenca më e lartë prej 50,8 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri në katër vjet.