US President Donald Trump reaches to shake Turkey's President Recep Tayyip Erdogan's hand before a meeting at the Palace Hotel during the 72nd United Nations General Assembly on September 21, 2017 in New York City. / AFP PHOTO / Brendan Smialowski (Photo credit should read BRENDAN SMIALOWSKI/AFP/Getty Images)

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Turqia nuk do të përmbahet nga veprimet ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj, nga ajo që ai e përshkruan si kërcënim prej luftëtarëve kurdë të Sirisë.

Deklarata e ministrit u bë të mërkurën, një ditë pasi Turqia hodhi poshtë kërkesën e këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, i cili kërkoi që Ankaraja të mbrojë luftëtarët kurd në pjesën verilindore të Sirisë para se trupat amerikane të tërhiqen nga rajoni.

Kurdët në Siri janë aleat të Shteteve të Bashkuara. Refuzimi i Turqisë përforcoi një përçarje midis Ankarasë dhe Uashingtonit dhe ngriti pyetje të reja rreth asaj se si Shtetet e Bashkuara do të mbronin luftëtarët që janë aleatë të SHBA në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik. Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë.

Loading...