“Perëndimi duhet që të përgatitet për një valë terrori, që do të vijë nga xhihadistët e Shtetit Islamik”.

Kjo është me pak fjalë përmbajtja shok e një dokumentari të bërë në lagjen islamike në Bruksel atë Molendbeek, ku edhe besohet se është organizuar sulmi terrorist i 13 nëntorit 2015 në Paris, ku humbën jetën 132 persona.

Në dokumentar flasin personazhe të ndryshme të lagjes në zemër të Brukselit dhe jo shumë larg godinave të Bashkimit Europian.