Para pak çastesh ka perfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit te VMRO-DPMNE-se Hristijan Mickovski, qe u zhvillua ne godinen e Qeverise, shkruan Gazeta Lajm.

Pas takimit, kreu opozitar tha se me kryeministrin Zaev ka biseduar per zgjedhjet presidenciale dhe ato te parakohshme qe i kerkon opozita, per Ligjin per Prokurorine Speciale si dhe per pakon e ligjeve reformuese.

Mickovski, tha se nuk ka akoma garanci se procesi zgjedhor do te jete korrekt, megjithate ai beri te ditur se kryeministri ka degjuar verejtjet e tij dhe se jane dakorduar per te mbajtur komunikim mes shtabeve te dy kandidateve presidencial, me qellim qe te shmangen parregullesite zgjedhore.

Me tej, lideri opozitar ka shprehur shume vërejtje per perberjen aktuale te PSP-së dhe ka thene se kjo perberje nuk meriton mandat te ri, madje ka folur edhe per mundesine e hetimit te punes se prokuroreve special.

“Kjo perberje nuk duhet të marrë edhe një mandat”, tha Mickoski. Megjithate beri te ditur se prej nesër grupet e punës do te nisin negocitata për projekt/ligjin e ri per Prokurorine Speciale.

Pas takimit eshte prononcuar edhe kryeministri Zaevi i cili poashtu ka folur rreth temave per te cilat ka diskutuar me Mickovskin.

“Diskutuam për zgjedhjet presidenciale dhe ligjet reformuese”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, kryeministri Zaev tha se ato do te mbahen ne vitin 2020, duke lene te kuptohet se zgjedhje te parakohshme nuk do te kete. Me kete rast, ai u zotua per proces demokratik dhe te korrekt per zgjedhjet presidenciale.