PERIUDHA E RE, IDENTITETI I R!

I dashur populli im shqipfolës mbi 20 përqindë (dhe ju në komunat që jeni nën 20 përqindë) tashmë qytetare të REPUBLIKËS SË MAQEDONIS SË VERIUT, ndoshta jam i vetmi zë kritik nga radhët e shqiptarëve sa i përket emrit të ri të shtetit.
Me indinjat dhe pikëllim, ju uroj pagëzimin e shtetit tanë dhe me kët, urime emrin e ri dhe si rrjedhoj, identitetin e ri!
Pagëzim, në te cilin nuk kemi qen pjesë e lojës në fushë dhe as që e kemi ndjekë nga tribina.
Faleminderim politikajve tane, gazetarve dhe intelektualve (përvec një numër i vogël) negociatat mes Maqedonve dhe Grekëve i kemi llogarit si të huja, nuk na përkasin, si një ndeshje sportive në televizor edhe atë Repriz, tamam sikur të ishte, shembull, një ndeshje futbolli mes Greqis dhe Bulgaris. Sikur mos të ishte bër fjalë fare për emrin e shtetit që jetojmë! Sikur të mos ishim këtu me mija vjec. Sikur të ishim mysafir/emigrant. Sikur të kishim ndermend të gjithë të ikim nga ky vendë, (që dikujtë do të i konvenonte shumë). Askush nuk na pyeti për asgjë, sikur mos të egzistonim fare!
Erdhi një diplomat i huaj këtu, u takua me përfaqësuesin tanë dhe me një “kompliment” e hipnotizoj, e vuri ne gjumë atë, bashkë me të edhe një popull të tër! Është koha që ne mos të shitemi me një lëvdat!

Truri shqiptarit diezel?
Me shumë vones i dhezë truri politikajve tanë dhe analistëve të tyre. Një minut para ratifikimit së marveshijes në parlament tentojnë të ndryshojnë kushtetuten!
Pyetje për të gjithë perfaqësuesit politik dhe intelektualët që duhet të mbrojtur interesin e popullit: për cka hamamin shërbejnë negociatat? Ku ishit ju kur tjeret negocioshin?
Sa opinionistë e analistë, historijan e professorë kam ndgjuar në media gjatë 12 muajve duke thën se konteksti i emrit nuk ka të bëj me neve shqiptarët! Shkurtëpamës apo të shitur ska lidhje, efekti katastrof!

Ka shumë njerëz që kanë kontribuar që ne të kemi vlerën e skllavit. Skllevër të Romës skllevër të Bizantit, skllevër të Osmanlive, skllevër të Bugaris, Serbis, Gjermanis, Italis, Greqis, më në fundë skllevër të “malazezve” e “maqedonve”! Trishtuese, mallëngjyese, për të vajtuar.

Një emërues i përbashkët
Interesante shumë eshte nje fakte, (pa pas nevojë të lexojmë tër historin mijra vjecare të shqiptareve, e kuptojmë shumë kollaj, nëse pak mendojmë), se të gjithë perandorit, shtetet okupatore dhe ata shtetet artificiale të lartëpermendur kan një emërues të perbashkët sa i përket metodës së mbajtjes në skllavëri të popullit shqiptarë, në ballkan, ku edhe diaspora shqiptare është viktim e kësaj metode famëkeqe, një metodë e thjeshtë që dominuesit tanë e përdorin me qindra vite dhe ne nuk mbushemi mendë. Metodë që e hasim edhe në ditët tona. Metodë sa e thjeshtë aq efikase për dominuesit, për të mbajtur një popull nën sklleveri me qindra vite.
Kjo metodë është emërues i përbashkët që dominuesit e gjithë kohrave historike i kan përdorur. Duke i dhën tituj. Nga Skenderbeu (principe Napolitano, oficer Turkey.), Gonxhe Bojaxhiu (Shën Tereza), Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, disa të tjereve, të dashur miq, ata (pronarët tanë) u japin pushtet, ose paguajnë njerëz në mënyra të ndryshme, u garantojnë karier. me fjalë tjera, i bëjnë për vete një, dy, apo tre veta shqiptarë dhe mandej kollaj, këta na “bindin” të i ndjekim kinse në rrugë të drejtë!
Kjo dukuri e shumtuar sa evidente aq e pa shmangëshme nga individ që nuk münden ta kontrollojnë lakmin (të kajtmën), një patologji shqiptare. Nëse nuk shërohemi do vazhdojmë si skllevër edhe me qindra vite. Ndoshta ndrrohen dominuesit por jo metoda e dominimit! Do vazhdojmë gjithmonë të jemi pro, pro, pro!

Në një momentë tjetër do bëj një analizë:
– Rapporti Maqedonia e Veriut – Greqia;
të mirat dhe të këqijat në periudhën afatëshkurtër dhe afatëgjat, me theks të vecantë, dobit dhe humbjet e popullit shqipëfolës në RVM si pasoj e marveshjes së Prespës. Ska nevojë për të nxituar kjo marveshje vides pak para vdekjes de Zaevit e Ciprasit, aty kah viti 2049. Deri atëhere, periudhë e re identiteti i r!, sillne antenën kah Greqia.

Alius,
tashmë Republika e Maqedonis së Veriut.