Të paktën 25 të vdekur dhe 32 të plagosur nga një aksident rrugor në jug të Meksikës, ku një kamion me emigrantë të Amerikës Qendrore përfundoi i rrëzuar me kokë poshtë. Përplasja ndodhi në Chiapas, në kufi me Guatemalën, ku çdo vit mijëra njerëz nisin udhëtime të rrezikshme përmes Meksikës duke u përpjekur për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.