Janë paraqitur disa përplasje në raportet mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa të udhëhequr nga Bilall Kasami. Shkak për këto përplasje janë negociatat me kryeministrin Zoran Zaev, lidhur me amendamentet kushtetuese. “Sulmin e parë” e ka bë përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Besa, Dervish Alimi, i cili e ka akuzuar Aleancën se është kënaqur me “ndryshime kozmetike” e jo esenciale. Ai madje e ka akuzuar ASH-në për “diletantizëm të pastër politik”, transmeton Gazeta Lajm.
“Nje keqardhje e madhe per rastin e humbur kur nje parti simoter opozitare na kthen shpinen? Nga ana tjeter, Levizja BESA e vetme me 2 vota ben ndryshime esenciale kur e heq qafe mbiemrin ‘maqedonase ‘ nga shtetesia dhe nuk merret me lidheza gramatikore kozmetike te tipit si edhe=dhe, as me rrena se pjesa e popullit eshte e nje kategorie me fjalen popull? Ah, sikur t’i kishim koordinuar punet, do te kishim nxjerre me shume…! Diletantizem i paster politik! Helas!”, ka shkruar Alimi.

Për momentin nuk ka përgjigje zyrtare nga ASH, por marrëveshjen e arritur me kryeministrin Zaev nga Brukseli e ka sqaruar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arben Taravari.
Ai ka pranuar se më mirë do të ishte që çështja e emrit të zgjidhet në Kushtetutë. por kanë lëshuar pe pas negoaciatave me Zaevin duke u pajtuar që të jetë vetëm ndryshimi në Preambullë dhe ligji i gjuhëve të bëhet më tutje.

“Shumë mirë do të ishte që të zgjidhet në Kushtetutë, të futet në Kushtetutë gjuha shqipe dhe atëherë nuk do të ketë nevojë për ligjin për gjuhët dhe do të shfrytëzohej gjuha shqipe siç është shfrytëzuar në RSFJ. Praktikisht shqiptarët ato të drejta që i kanë pasur në Jugosllavi sërish do t’i kishin. Gjuha shqipe dhe turke ishin gjuhë zyrtare në Jugosllavi”, ka thënë nga Brukseli Arben Taravri për MIA-n.

Propozimi i Aleancës nuk u pranua, por, thotë Taravari “do të vendoset për një kohë më të mirë”.

Sa i përket tre kërkesave tjera të partisë së tij, ai mendon se ato janë shumë të pranueshme dhe nuk krijojnë kurrfarë probleme për popullatën etnike të Maqedonisë.

Loading...