Gjykatën Speciale e cila fillojë të hetojë dhe të provokojë ndjenjën e Luftës së Çlirimit të Kosovës, në vazhdimësi po ofron një skenar alarmant për të destabilizuar ose përçarë idealizmin e lirisë. Në fakt themelimi i kësaj gjykate nuk është gjë tjetër, pos, dështimi i UNMIK-ut dhe EULEX-it në misionin e tyre, të cilët më shumë grabitën nga populli i Kosovës, se sa dhuruan drejtësi dhe angazhimin e tyre maksimal, e në fakt kjo është për të lehtësuar apo mbuluar mashtrimet e ushtruara në drejtësi, e pikërisht kjo gjykatë më shumë ngjason si lojëra fati, vetëm për tu parë që këtë gjë po e bëjnë, më mirë se kolegët e tyre të më hershëm.
Kjo është një lloj pastrimi i “ ndershmërisë “ për Perëndimin, apo edhe pastrimi i imazhit i atyre të quajtur dështues, të cilët fuqishëm kapen për të dënuar çlirimtarët dhe për të gjunjëzuar lirinë e pastër të popullit të Kosovës. Kjo elitë e fuqishme evropiane e cila vrapon për të dënuar të drejtët dhe për të mbuluar krimet e kriminelëve është rrugë për të pastruar hipotezat serbe.
Shpesh kemi pyetur pse kjo Gjykatë Speciale është e njëanshme dhe nuk prek ata mijëra persona pjesëmarrës në krimet e Kosovës ? Cili është qëllimi perëndimor që po zbeh dhe më shumë respektin ndaj tyre ? A ka frikë perëndimi nga Rusia që aq fuqishëm e mbron shtetin gjakpirës Serbinë.
Edhe pse Shoqëria Civile në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale mbi 1000 dosje të dëshmitarëve që dëshmojnë krimet në Komunën e Gjakovës, të dorëzuar mbi 2500 emra të kriminelëve serb që morën pjesë në aktet makabre të krimeve , mbi 5000 fletë dokumente sekrete serbe të mbetur pas lufte në këtë Komunë, nuk kemi ende asnjë hetim dhe gjykim të drejt për të ndëshkuar barbarët dhe kriminelët serb.
Sado që mundohet perendimi i egër të bëjë krahasime mes luftës së shenjtë të UÇK-së dhe forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe policisë lokale, është një krahasim ndëhskues që perëndimi duhet të jap përgjegjesit para popullit shqipëtar, pasi atë periudh lufte 1999, ishin pikërisht ato shtete që bombarduan forcat serbe.
Kjo është arsyeja e përse duhet pasur Gjykata Speciale edhe për serbët.
Gjakova nuk është e vetëm që po ndjen me brishtësi ata që ftohen në biseda nga përfaqësuesit e gjykatës, ata që mbrojtën lirinë. Është dhe qytet i fëmijëve dhe familjarëve të atyre që nuk kanë marr akoma një përgjigje kush ua vrau djalin, babain, apo burrin , kush u përdhunoi motrën, nënën apo gruan, edhe pse e dinë mirë kush ua ka vrarë. Kosova nuk mund të jetë një vendi i sigurt dhe i lirë asnjëherë, duke qenë perëndimi strehë vrasësish të padënuar dhe drejtësi e një anshme.
(Shkendije Hoda, Zyra për mbledhjen e dokumenteve të krimeve të luftës)