Pesë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë 24 orëshit të kaluar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Thuajse çdo ditë në këtë Klinikë paraqiten pesë deri dhjetë raste me simptome të fruthit. Deri më sot numri i të hospitalizuarve ka arritur në rreth 30, ndërkaq edhe procesi i vaksinimit po rrjedh me dinamikë të mirë në qendrat vaksinale.

Fëmijët të cilët kanë formë më të rëndë të komplikimeve, dmth ndezje serioze të mushkërive të bardha ende janë në gjendje të rëndë por stabile. Vaksinimi po shkon me dinamikë të mirë,  rreth 50% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të pa vaksinuar, tanimë kanë pranuar këtë vaksinë. Vaksinimi ende vazhdon poashtu dhe trendi që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët vazhdon”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

VMRO DPMNE-ja akuzoi Qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë se nuk po ndërmerr masa kundër epidemisë së fruthit.

Në periudhën e epidemisë, numri i të prekurve rritet dhe tani ka më shumë se 200 persona me fruth. Në prag është epidemia e gripit, por nuk ka asnjëfarë masash ndërsa ka më shumë se 1300 raste me grip. I nderuar ministër, nuk ka masa por ka viktima. 2:15 Dilni në zgjedhje dhe shihni se çfarë mendojnë qytetarët për kaosin që e shkaktuar në Shëndetësi”, tha Maja Sllaveva, VMRO-DPMNE.

Mëngjesin e djeshëm u regjistrua viktima e parë e fruthi, e cila ishte foshnjë gjashtë muajshe nga Kumanova. Pos fruthit, edhe dy viktima nga gripi u regjistruan ditëve të kaluara. Njëri fëmijë pesë vjeç, dhe tjetri i rritur 25 vjeçe.

Loading...