Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë “Mala Stanica” në ekspozitën vjetore të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë (DLUM), grafika “Djepi im” e piktorit Burhan Ameti me teknikën: drugdhendje me ngjyrë, u shpërbly me çmimin e parë si grafika më e mire, shkruan Gazeta Lajm.
“Shfrytëzoj rastin që të ju falenderohem të gjithë juve që më keni përkrahur dhe vazhdoni të më përkrahni mua dhe artin tim në veçanti!”, ka deklaruar Ameti pasika fituar këtë çmim prestigjioz.

Loading...