Procesi i plakjes është i pashmangshëm dhe një sërë faktorësh si: regjimi ushqimor, stresi, mjedisi përreth, hormonet, gjenet etj luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Pjesë të ndryshme të trupi plaken në kohë të ndryshme dhe pamja e jashtme është ajo që e reflekton e para këtë gjë.Ndonëse shatërvani i rinisë së përjetshme ende nuk ësgjë gjetur, shkencëtaret kanë zbuluar disa metoda efektive që shtyjnë sa më shumë këtë proces bilogjik.

Më poshtë do të lexoni pjesët e trupi që plaken më shpejtë nga të tjerat dhe mënyrën e duhur si mund ta parandaloni këtë gjë !

1.Kraharori, pjesa e dekoltesë, qafa
Sipas një studimi të vitit 2013 botuar në revistën shkencore Genome Biology, qelizat e pjesës së kraharorit , qafës dhe gjoksit fillojnë të plaken 2-3 vjet më herët se çdo pjesë tjetër e trupit. Duke qenë se lëkura në këtë pjesë të trupit është me e hollë, ajo dëmtohet më lehtë .
Ju mund ta ngadalësoni këtë proces duke përdorur rregullisht krem mbrojtës kundra rrezeve të diellit rregullisht.

2. Zona përreth syve
Lëkura rreth syve është shumë e hollë e si për pasojë ka tendencën të rrudhet më shpejtë. Vijat e holla të rrudhave shfaqen sipari në këtë zonë duke u ndihmuar dhe nga shprehitë e fytyrës dhe lëvizja e muskujve. Nuk pot hemi të mos i shfaqni emocionet tuaja për të shmangur krijimin e rrudhave, por duhet të filloni një krem anti-rrudhë në të 25 tuaja në mënyrë që ta parandaloni këtë gjë. Pini shumë ujë, mos harroni asnjëherë kremin mbrojtës dhe syzet.

3. Fytyra
Pas kraharorit dhe syve, lëkura e fytyrës është ajo më e ndjeshmja, qelizat e së cilës fillojnë ta humbasin elasticitetin që në dekadën e tretë të jetës. Ekspozimi ndaj agjentëve të jashtëm, rrezet e diellit, një dietë e varfër ushqimore e faktorë të tjerë gjenetikë përshpejtojnë procesin e plakjes. Veç kujdesit rutinë si pastrim , hidratim eksfoljim etj.

4. Duart
Duke mos qenë të mbrotjura në asnjë moment, ndaj agjentëve të jashtë atmosferikë, qelizat e lëkurës së duarve fillojnë të humbasin elasticitetin duke i dhënë atë pamjen e thatë dhe pa jetë gjymtyrëve.

5. Gjunjtë dhe bërrylat duket se nuk hidratohen asnjëherë dhe lëkura në këtë zonë nuk merr kujdesin e duhur.