Një video po qarkullon në internet si dëshmi e rrahjes së Ernes Dukës, këngëtarit të njohur me emrin Stine, nga Stresi apo Arkimed Lusha me shokët e tij.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur pas sherrit që Stine pati me Flori Mumajesin në përfundim të këngës magjike. Nga sherri, Mumajesi u dëmtua në ballë pasi u godit me gotë nga Stine.

Vetë Stine, i pyetur në polici për ngjarjen, tha se gota ishte e Mumajesit dhe ai është vetëqëlluar. Ndërsa Stresi, reagoi në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se e kishte rrahur Stine.

Video thuhet se tregon pikërisht  momentin kur Stine është sulmuar nga Stresi dhe shokët e tij. Por vërtetësia e saj nuk është provuar. / Lapsi.al