Në prag të votimit përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Maqedonisë, është tensionuar mjaft situata në Shkup. Nacionalistët maqedonas kanë filluar protesta të reja, madje duke kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov të shpallë gjendje lufte dhe të nxjerrë policinë në rrugë, transmeton Gazeta Lajm.
Tensionet janë transferuar edhe në rrjetet sociale. Një komentues me orientim pro-VMRO, ka ofenduar kryeministrin Zoran Zaev duke e quajtur “kopil”, e madje ka kërkuar edhe “plumb në ballë” për Zaevin.
“Ah ky kopil Zaevi ku na solli. Si nuk po gjendet dikush të ja fusë një plumb në ballë”, ka komentuar ai.