Ejup Berisha
Autostrada Arbër Xhaferi një ide e vetme e qëlluar dhe e menqur e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Si duket e para dhe e fundit. Kjo është një dëshmi se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas shumë vitesh qëndrimi në skenën politike së fundmi ka filluar të piqet politikisht. Disa komentues tendencioz, dashakëqinj do të thonë se kjo pjekje e Alisë është e vonë, e unë u themë ani ska dert më mire vonë se hiç. Me rëndësi është që njeriu të piqet njëherë dhe ky kohën e kishte që të piqet njëher. Mirëpo kjo pjekje e Ali Ahmetit vjen në kohën kur po e parandjej se ai po largohet nga skena politike. Edhe pse pas ndryshimeve kushtetuese disa njerëz në BDI filluan ta përhapin propagandë se BDI po përgatitet që të qëndrojë fuqishëm në politikë edhe në njëzetvitet e ardhëshme. Këtë unë e kuptova si gjest frike BDI-së i ka perenduar koha e të qenit faktorë i fuqishëm dhe relevant në skenën politike vendore. Pra nëse shkon Alija nga politika një gjë është e sigurtë do ta hajë BDI-ja, e nëse eventualisht i njëjti mbetet në politikë do ta pësojnë shqiptarët nga Maqedonia. Ali Ahmetit deri tani ja pëlqej vetëm një gjest e ai është i idesë së tij për të hedhur nismën që autostradës së re në ralacionin Shkup Bllacë e cila do të fillojë të ndërtohet këtë vit ti lihet emri Arbër Xhaferi. Konsideroj se ky njeri shumë i madh flas pra për Xhaferin e jo për Alinë me të vërtetë e meriton këtë gjë meqë i njëjti edhe ishte ideator i ndërtimit të rrugëve të bashkimit tone kombëtar.Vlersoj se Intelektualizmi dhe zgjuarsia e tij e bëjnë të pavdekshëm Arbër Xhaferin.