Dje, më 5 shkurt, ishte ditëlindja e Adnan Januzajt dhe ish-bashkëlojtari i tij në Manchester United, Paul Pogba, nuk harroi ta postonte një urim special për të, në llogarinë e tij në Instagram.

Januzaj e ndan të njëjtën datëlindje me disa nga futbollistët më të njohur në botë, si Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Përderisa shumica e futbollistëve ia urojnë këtyre të dyve ditëlindjen, Pogba e veçoi Januzajn, shkruan Gazeta Express.

“Urime ditëlindjen, vëllai im i vogël. Ti e di nga e ke marrë këtë ‘swag’, haha”, ka shkruar Pogba në llogarinë e tij në Instagram.

Këtë urim, francezi e ka përcjellë me tri fotografi të këtyre të dyve së bashku, gjatë kohës sa të dy luanin për Manchester Unitedin.