Një peshkatar është zhdukur në liqenin e Pogradecit. Bëhet me dije se peshkatari ka dalë duke peshkuar në datën 31 dhjetor 2018 dhe se nuk është kthyer më.

Familjarët e kanë gjetur varkën e tij bosh dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. “Sot, 2 janar 2019 në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit Gëzim Seitllari, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht”, njoftuan uniformat blu.