Me rastin e fillimit të vitit 2019, MPB ka shpërblyer policët e dalluar të policisë kufitare. Në mesin e tyre është edhe Mendu Memedi nga fshati Sllupçan i Likovës, pjesëtar i policisë kufitare.

“Filluam 2019 me zbatimin e meritokracisë dhe sundimin e aftësisë në policinë e shtetit!
Do të shpërblehen të gjithë punonjësit e policisë që do të shënojnë rezultate në punë!
——–
In 2019 we began applying the concept of meritocracy by giving priority to the question of skills in the police service!
All employees of the police service will be rewarded according to the results they achieve in their work!”, ka shkruar me këtë rast zv/ministri Agim Nuhiu, i cili ka prezantuar në solemnitet bashkë me ministrin Oliver Spasovski, kryeshefin e SPB Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq dhe shefin e policisë kufitare, Boban Dimitrievski. Polici Memeti ka falënderuar për këtë shpërblim duke theksuar se atë ia dedikon vendlindjes së tij.