Në kryeqytetin serb në Beograd policia ka arrestuar tre shqiptarëve, të cilët në natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar simbole e UÇK në borën mbi automjete për çka janë dënuar me nga 55 ditë burg, njofton “Presheva jonë”, duke ju referuar mediave serbe.

Policia për këtë siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni.
Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin “UÇK”, për çka banorët e frikësuar kanë lajmëruar policinë. Pas arrestimit, policia i ka dërguar të rinjtë para gjyqtarit për kundërvajtje i cili iu ka shqiptuar dënimin me burg.