Protestojnë prej mëse 100 ditësh çdo ditë, por këtë të premte disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Fjala është për banorët e zonës së Astirit, ku rreth 4 prej protestuesve janë shoqëruar sot në ambientet e komisariatit numër 4, për arsye ende të paqarta.

Të ndaluarit janë Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lindita Protoduari dhe Altin Qeku.

Sipas vetë banorëve të cilët kanë shkuar për të mbështetur protestuesit, policia i ka shoqëruar qytetarët pa të drejtë dhe me qëllim për të dobësuar rezistencën e tyre prej mëse 3 muajsh.

I pranishëm me banorët ka qenë dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili ka akuzuar Ramës se ësghtë ai firmëtari i këtij urdhëri.

Kujtojmë se banorët e Astirit në Tiranë protestojnë prej mëse 3 muajsh kundër projektit të qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit për Unazën e Madhe, projekt i cili u godit fort muaj më parë me zbulimin e skandalit të kompanisë fantazëm “DH Albania”, njëra prej kompanive fituese të lotit të parë të tenderit me një vlerë prej 18 mln eurosh./Express