38-vjeçari nga Shkupi është personi i cili është gjendur i vdekur mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Sharpllaninska” në vendbanimin në “Dame Gruev” në Shkup.

Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, personi i vdekur ka vozitur veturën “Passat” me targa të Shkupit me çka më vonë u konstatua se është pronë e D.N.

Policia dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme.

Është konfirmuar se personi i vrarë është D.N. (38) nga Shkupi, ndërsa krimi është kryer me armë zjarri. Trupi është dërguar për autopsi. Burime policore kanë thënë jozyrtarisht për Gazetën Lajm se emri i personit të vrarë është Nenad. Shkak për vrasjen ka qenë borxhi, respektivisht vrasësi i ka pasur borxh personit të vrarë.

Për këtë ngjarje një person është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor