Qazmedin Aliti nga fshati Sllupçan tani gati tridhjetë vite është mërgimtar në Belgjikë. Në qytetin Liezh ai ka arritur në vitin 1992, si azilant, ka regulluar statusin e përhershëm dhe në fund është pajisur edhe me shtetësi. Mirëpo emocionet për vendlindjen ende janë të mëdha. “Ende qaj për fshatin e lidnjes”, thotë ai.
Ekipi i Lajm.Tv e ka takuar Alitin në klubin shqiptar “Vranina”, ku kemi beiseduar edhe me mërgimtarë tjerë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.