Në javën e 19-të të kampionatit holandez, Eredivisie, Alkmaari fitoi 0-2 në fushën e Heerenvenit, por më shumë se suksesi në transfertë i skuadrës që renditet në vendin e katërt bëri përshtypje goli i dytë i shënuar nga Oussama Idrissi (më parë Floranus i Heerenvenit kishte devijuar në portën e tij). 22-vjeçari po ekzekutonte një këndore, kur përfitoi nga shpërqendrimi i portierit duke e çuar direkt topin në rrjetë. Një gol sa i veçantë aq edhe komik, pasi një gafë e tillë e “gardianit” as që mund të mendohet në këto nivele të futbollit europian.

Lojtës Videosh

 

Loading...