Pas NRG Band, Robert Berishës, Genta Ismajlit është edhe këngëtari nga Ferizaji, Enis Bytyqi i cili ka paralajmëruar projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa pozon pranë një makine luksoze që nuk dihet nëse është e tij.

“gati per muzikë të re🎶 🦅”, ka shkruar ai.

Vitin që e lamë pas, Enisi ka qenë mjaft aktiv në projekte muzikore pa lënë anash edhe koncertet e ndryshme. /Lajmi.net/