Me 23 vota “pro” dhe 11 “kundër” Këshilli i Parlamentit Evropian dje solli rezolutë me të cilën prej vitit 2021 në gjithë Bashkimin Evropian do të pezullohet llogaritja verore dhe dimërore e kohës.

Vendet anëtare tani duhet të koordinohen dhe deri në prill të vitit 2020 të vendosin se a do të qëndrojnë në llogaritjen verore apo dimërore të kohës.

Sipas anketave të bëra, 84 për qind e evropianëve u prononcuan që mos të ndryshojë koha në verore dhe dimërore, respektivisht të ketë vetëm një llogaritje si para vitit 1976, 56 për qind dëshirojnë të mbetet llogaritja verore, përderisa 36 për qind janë për llogaritjen dimërore të kohës.

Ndryshimi i kohës, e vendosur në vitin 1976, çdoherë është kritikuar. Në shtator të vitit 2018, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, pas konsultimeve me miliona qytetarë evropianë, propozoi që në Bashkimin Evropian të ndërpritet ndryshimi i kohës në llogaritje dimërore dhe verore.

Ndryshimi i fundit i kohës duhej të ishte më 1 prill të vitit 2019. Mirëpo, ministrat evropianë të Transportit, të cilët u takuan më 3 dhjetor të vitit 2018, e shqyrtuan mundësinë që data për vendosjen e këtij sistemi të caktohet madje në vitin 2021. Në fund të veprimit koordinues, çdo vend anëtar duhet të zgjedh nëse do të mbetet me llogaritjen verore apo dimërore të kohës.