Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka bërë edhe një premtim për çeljen e pikës kuftare Miratoc-Llojan që lidh fshatrat e Komunës së Presheveës me ato të Likovës. Pasi nuk u realizua paralajmërimi që kishte bërë në intervistën për Lajm.tv, për çeljen e kësaj pike më 1 janar të vitit 2019, ai sërish ka folur për afate konkrete, duke premtuar se kufiri do të hapet më së voni deri më 1 korrik të këtij viti.

Sipas tij, për hapjen e kufirit kanë mbetur të mbyllen vetëm disa çështje të vogla teknike, ndërsa ka bërë të ditur se për këtë projekt ka mbështetjetë fuqishme nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Beograd dhe Shkup, shkruan gazeta Lajm.

Megjithatë, banorët janë skeptik pasi politikanët shqiptar në Maqedoni gjatë fushatave elektorale kanë paralajmëruar shpesh herë hapjen e kësaj pike kufitare, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë.

Në të kaluarën kjo rrugë ka qenë e hapur, por pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, Serbia dhe Maqedonia kishin vendosur mbylljen e saj, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve që jetojnë në fshatrat pranë vijës kufitare mes dy vendeve, shkruan gazeta Lajm.
Ndonëse, për hapjen e kësaj pike kufitare nuk nevojitet ndonjë investim I madh, autoritetet e Shkupit dhe Beogradit nuk kanë lejuar të ndodh një gjë e tillë duke mbajtur të ndarë shumë familje shqiptare nga dy anët e kufirit. /Gazeta Lajm&Lajm.tv

Loading...