Ejup Berisha

Presidenti duhet të jetë i Qeverisë ka deklaruar Lideri i PDSH-së Manduh Thaqi pas takimit me Kryeministrin e RM-së Zoran Zaev. Takimi është mbajtur dje për ta shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një Kandidati të përbashkët për President Republike apo të një kandidati ë pranueshëm për të gjithë në këtë shtet. Presidenti nuk guxon të jetë vetëm i Qeverisë por ai duhet të jetë i të gjith atyre strukturave dhe shtresave shoqërore që kontribuojnë për zgjedhjen e tij në postin e rëndësishëm në shtet e këtu hyjnë edhe qytetarët. Pra aty ku Presidenti zgjidhet në zgjedhje direkte Presidenti duhet të jetë i të gjithëve. Kur e përmendi postin e Presidentit nuk po themë shumë i rëndësishëm edhe pse duhet të jetë dhe njihet si i tillë posti i tij, pra ky duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe atë jo vetëm de-jure por edhe de-facto por fatkeqsisht Posti i Presidentit të shtetit këtu te ne nuk është i tillë. Sepse për të qenë Posti i Presidentit shumë i rëndësishëm në kierarkinë shtetërore dhe institucionale të një shteti ky duhet të ketë kompetenca më me peshë në shtet gjë që nuk i ka. Për të thuhet se e ka një kompetencë shum më me peshë në kuadër të kompetencave Kushtetuese që i ka Presidenti e ajo është se Presidenti i RM-së mandatin për formimin e Qeverisë ia beson liderit të partisë apo partive që kanë fituar numër më të madh të deputetëve në zgjedhjet e fundit Parlamentare por kjo kompetencë e Presidentit është vetëmse formale sepse thuhet se ky është i detyruar që mandatin për formimin e qeverisë tia besoj liderit të Partisë e cila ka fituar numër më të madh të deputëve në zgjedhje. Pra Presidenti në rastin konkret gjat dorëzimit të mandatit nuk ka mundësi që të zgjedh se kujt do tia besoj mandatin për formimin e Qeverisë. Më tej Presidenti për të qenë faktorë shumë i rëndësishëm politik në shtet duhet që të luaj do të thoja rolin e njëfar gjykatësi në rastet kur psh vjen deri te ndonjë konflikt i hapur mes Qeverisë dhe Parlamentit rreth ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe juridike të Qeverisë pra atëher kur organi më i lartë egzekutiv nuk mund që ti shtyej projektet e saja të natyrës ligjore dhe të natyrave tjera në Parlament.
Çfar duhet të bëj pra Presidenti në rast se paraqitet një rast i tillë ky pra me kërkesë të Kryeministrit duhet ta shpartalloj Parlamentin. Hesht o Ejup qfar je duke thënë e duke folur,pra un po flas kot sepse në RM nuk ka pasur dhe nuk ka situata të tilla konfliktuale mes Qeverisë dhe Parlamentit gati për asnjë qështje qoftë të madhe apo dhe më të vogël. Lirisht mund të themë se krijohet përshtypja se Parlamenti dhe Qeveria këtu janë një trup i vetëm apo një institucion, por që aktrojnë se janë të ndarë. Kështu duhet të jetë në një shtet bashkëkohor pra në të duhet të zhvillohet luftë për pushtet dhe për krijimin e hapsirës dhe kushteve më të mira dhe më të përshtatshme për ushtrimin e kompetencave mes institucioneve apo siç njihet në teorinë e Sistemit politik të krijohen mundësi më të mira funkcionimi mes tre pushteteve në shtet. Pushtetit Ligjvënës Parlamentit.Pushtetit Ezekutiv Qeverisë si dhe pushteit Gjyqësor. Edhe pse te ne në realitet funkcionon vetëmse pushteti egzekutiv apo Qeveria për shkak se pesha më e madhe vendim-marrëse politike është në duart e Qeverisë. Dhe për fund edhe njëher Z.Thaqi nuk më takon mua që juve një politikani me shumë përvojë në politikë që tu përkujtoj se Presidenti duhet të jetë i të gjithëve e jo vetëmse i Qeverisë se më tingëlloi shumë qesharake kjo thënie e juaj.