Për shumë persona është e vështirë të kuptohet se si një president 82 vjeçar, i cili pësoi sulm në tru dhe nuk flet apo ecë, e drejton një vend

Ndonëse duket si histori e pabesueshme, kjo gjë i ka ndodhur Abdelaziz Bouteflika, presidentit të Algjerisë, derisa po kandidonte për mandatin e tij të pestë për president.

Një gjë e tillë nervozoi banorët e këtij vendi, madje studentë, mësues, avokatë e edhe gazetarë nisën protesta – kjo pasi që ata nuk donin që vendi i tyre të drejtohej nga një lider të cilin rrallë e shihnin, shkruan BBC.

Presidenti Bouteflika i Algjerisë erdhi në pushtet në vitin 1999, ndërsa për herë të fundit është parë në publik në vitin 2014.

Sidoqoftë, edhe pse nuk është në gjendje të flas apo të ecë, ky president deri më tani nuk ka pasur ndonjë kundërshtar aq të fuqishëm sa ta rrëzojë nga posti që mbanë.