Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Nga shërbimi për media i presidentit njoftojnë se, dy presidentët kanë shprehur kënaqësi nga niveli i lartë i nashkëpunimit dhe marrëdhëniet të përgjithshme politike midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Gjatë bisedës presidenti Ivanov dhe presidenti Erdogan kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale politike në dy vendet, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale, në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjedhjet lokale në Republikën e Turqisë.Presidenti i Maqedonisë shprehu ngushëllime deri tek presidenti i Turqisë për ndodhinë e fundit në Stamboll, ku gjatë rrëzimit të një ndërtese e humbën jetën shumë persona, thuhet mes tjerash në kumtesë.