Ejup Berisha
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti që nga viti 2009 e deri sot po vazhdon që ta zbavit opinionin shqiptar dhe opinionin e përgjithshëm në vendin tonë me idenë për një Kandidat Konsenzual për President të Republikës së Maqedonisë. Në shikim të parë kjo ide nuk është e papranueshme për ne shqiptarët që jetojmë në Republikën e Maqedonisë bile kjo ide është edhe shumë e dëshirueshme, e domosdoshme si dhe tepër e nevojshme jo vetëmse për ne por edhe për ambientin politik demokratik si dhe për praktikën politike të këtij shteti. Por e njëjta pra flas për idenë do të ishte e rëndësishme dhe shumë e vlefshme për të gjithë në këtë shtet vetëm nëse realizohet në praktikë sepse nëse nuk realizohet ajo do të mbetet vetëm fjalë e kotë apo do të konsiderohet si edhe një manipulim shtesë i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti në mesin e disa manipulimeve tjera të prezentuara në opinion nga i njëjti njeri dhe subjekti i tij politik gjat 17 viteve të fundit. Pse është i rëndësishëm realizimi i idesë së Kandidatit Konsenzual për President shteti, kjo është e rëndësishme sepse ne si popull që jetojmë në këtë shtet asnjëher në historinë e lashtë por edhe në këtë bashkëkohoren tonën dhe të këtij shteti asnjëherë nuk kemi pasur President të Republikës me përkatësi etnike shqiptare. Prandaj Zgjedhja e një Kandidati të tillë për President do të thoja se do të ishte një risi që do ti përparonte dhe thellonte proceset Liberale dhe Demokratike në vend si dhe do ta rriste mirbesimin mes bashkësive etnike në vendin tonë. Vlenë të theksohet se deri tani në RM ne kemi pasur vetëmse Kryetar të Kuvendit shqiptar dhe atë dy të tillë. Kryetar i parë i Kuvendit të Maqedonisë ka qenë Vullnet Starova pra ky ka qenë Kryetari i parë shqiptar i Kuvendit të ish Republikës Socialiste të Maqedonisë institucion më i lartë ligjvënës që ka funkcionuar në shekullin e kaluar, ndërsa Kryetar i dyt i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është ky i tanishmi e ai është Talat Xhaferi. Pra argumentet e Bashkimit Demokratik për Integrim se në Republikën e Maqedonisë për të parën herë kemi Kryetar të Kuvendit në vitin 2016 dhe atë si meritë e kësaj partie apo se që nga kjo kohë për të parën herë në historinë e Maqedonisë Kryetari i Kuvendit është shqiptar nuk janë me vend, janë joreale dhe janë të pa argumentuara mirë. Pse sepse ja që në vitet e tetëdhjeta të shekullit të Kaluar Kuvendi i Republikës Socialiste të Maqedonisë ka pasur një Kryetar të Kuvendit shqiptar. Dhe sa për informim të drejtë dhe objektiv të opinionit Vullnet Starova ishte Kryetari i Parë i Kuvendit të Maqedonisë ndërsa Talat Xhaferi është Kryetar i dytë i Kuvendit të RM-së. Prandaj BDI tërë kohës i ka të kota tendencat për tu lëvdëruar se për herë të parë në Republikën së Maqedonisë si rezultat i angazhimit të saj ne këtu kemi Kryetar të Kuvnedit shqiptar. Ta lëmë anash temën e Kryetarit të Kuvendit dhe ti kthehemi idesë së Kryetarit Shqiptar të Shtetit, pra Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në vitin 2009 pas zgjedhjeve Presidenciale pati deklaruar se në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2014 Presidenti do të jetë shqiptar. Ai këtë ide e quajti si Nevojë për zgjedhjen e një Kandidati shqiptar për President të Republikës. Dhe kur e pa Ali Ahmeti se nuk do të arrijë që ta realizoj këtë ide atëher atë e ndryshoi duke thënë se Maqedonisë i duhet një Kandidat Koncenzual për President shteti. Do të thotë se Ali Ahmeti dhe Partia e tij BDI asnjë ide që e kanë inicuar me shumë zhurmë dhe pompozitet nuk kanë arritur që ta realizojnë si duhet apo dhe deri në fund edhe pse kanë dhënë dhe po japin premtime të shumta në këtë drejtim. Këto thënie do ti argumentoj me faktet reale dhe të pakundërshtueshme që do ti prezentoj në vijim: Do të filloj nga Dështimi i arritjes së barazisë së plotë të shqiptarëve përmes dështimit në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, këtu duhet përmendur Moszyrtarizimi i gjuhës shqipe, mosmundësia e përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare si dhe mosarritja e përfaqsimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike të vendit. Ali Ahmeti me bashkpunëtorët e tij si duket po duan që Ideja për President Konzensual të realizohet vetvetiu duke i besuar asaj thënies se nëse diçka përmendet më shumë se dyzetë herë e njëjta ka gjasa që ajo të realizohet vetvetiu dhe pastaj këta të dalin në opinion e të na thonë: Ej o shqiptar na dëgjoni a e shihni se sa vizionar jemi ne të BDI-së dhe atë për faktin se çfar ka thënë Ali Ahmeti dhe Partia jonë ajo edhe është realizuar dhe realizohet përher konform motos së tyre U tha u bë. Kjo i ngjanë atij parashikimit qesharak të motit. Psh në jetën e përditshme egziston një realitet dhe atë nëse thua se nesër o do të bie borë ose do të jetë moti me diell atëher me siguri se njëri prej këtyre parashikimeve do të realizohet. Nga kjo del se ti ja ke qëlluar në parashikimin se çfar kohe do të jetë nesër.Prandaj unë e kam një lutje dhe porosi deri te Ali Ahmeti dhe BDI. Të ndëruar o realizoni diçka realisht në politikë o heshtni sepse na lodhët dhe na ngopët me fjalë të kota. Në politikë janë shumë të rëndësishme fjalët por më të rëndësishme se fjalët janë realizimet. Sepse po nuk u realizua diçka të kota janë fjalët por edhe të tepërt janë edhe politikanët që flasin shumë dhe nuk mund të realizojnë asgjë.