Motra e mbretit të Tajlandës, princesha Ubolratana Mahidol, ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet për kryeministre, duke shënuar kështu një veprim të pashembullt.

Sipas të dhënave të regjistrimit, ajo do të garojë përmes partisë që është e lidhur me ish-kryeministrin, Thaksin Shinawatra, i cili është raportuar të ketë shkatuar përçarje në këtë vend.

Vendimi i saj ka thyer traditën e familjes mbretërore tajlandeze për të qëndruar jashtë politikës.

Zgjedhjet në Tajlandë do të mbahen më 24 mars.

Ky proces zgjedhor është duke u ndjekur me shumë vëmendje pasi kjo është mundësia e parë për Tajlandën që të rikthejë demokracinë, pas pesë vjetëve të rregullit ushtarak.

Kryeministri aktual i shtetit, Prayuth Chan-ocha, po ashtu ka njoftuar të premten se do të garojë edhe për një tjetër mandat në këtë pozitë.

Shefi i ushtrisë, që ka fituar pushtetin përmes një puçi më 2014, do të garojë si kandatit për partinë pro-ushtrisë, Palang Pracharat.