Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Është lëshuar urdhër-arrest, ndërkaq që Policia e Kosovës e ka obligim ligjor që ta ndalojë atë”, ka thënë  Berisha.

Profesori Sh.Gj, dyshohet se ka abuzuar për një kohë me 16 vjeçaren, nxënësen e tij në Drenas.

I njëjti është risuspenduar gjatë ditës së djeshme në Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Ndaj SH.Gj, prokuroria kohë më parë kishte pushuar hetimet. /Lajmi.net

Loading...