Barcelona sot barazoi në derbin e qytetit kundër Espanyol, ndërsa këtë sigurisht do të mundohet ta shfrytëzoj Reali, i cili të dielën luan në Mestalla, por Rafa Benitezit i është lënduar njëri nga lojtarët kyc të ekipit të parë. Stërvitjen e sotme 15 minuta para fundit, për shkak të lëndimit, e braktisi Karim Benzema, por nuk dihet shkalla e lëndimit, dhe paraqitja e tij është në pikpyetje. Mungesa e tij sigurisht do të ishte hendikep për Mbretërit. Ndeshja Valencia – Real është në program të dielën prej orës 20:30 minuta.

Loading...