Profesoresha Gjyla Çeliku gjatë ditës së djeshme ka realizuar një takim me kryetaren e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi dhe e ka përgëzuar për punën e saj. Ndërkohë, siç thotë Çeliku, ka marrë shumë mesazhe private nga BDI për shkak të postimit që ka bë. Kjo e ka revoltuar në atë maasë, sa që publikisht ka reaguar përmes Facebookut dhe u ka bë apel përfaqësuesve të BDI-së që “nëse jeni burra shkruani komente publike jo mua privat!”, shkruan Gazeta Lajm.
Në vazhdim reagimin e plotë të profesoreshës Gjyla Çeliku:

“Interesant!!!
Shumë mesazhe private nga BDI për postimin që bëra për znj.Milush Ramadani Halimi (Milikije Halimi) nëse jeni burra shkruani komente publike jo mua privat! Ju paralajmëroj që do ua postoj në publik nëse nuk ndaleni! Boll mo! Flasin veprat dhe jo mesazhet e juaja private! Di vetë unë cilin vlerësoj dhe cilin jo, parti n’vete jam. Punoni, mos bëheni hajna ordinerë, do ju përkrah dhe përgëzoj edhe juve! Ju kam thanë se nuk shitem unë, por as më interesojnë opinionet e juaja sepse veprat e kryetarëve tuaj janë 0 dhe pa revizione. Bëni revizione t’ju shohim kush jeni! Mos fshiheni pas mesazheve private. Ju paralajmëroj publikisht që do postoj prej këtij momenti çdo mesazh privat, pastaj t’mos paditem për shkelje të privatësisë! Punoni dhe mos bëni si haxhuze se na lodhët!
Rrofshin gratë që e duan popullin dhe kontribuojnë për popull!
Krenare”.