Me vendimin e seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme që t’i kontestojë hetimet e filluara dhe të përfunduara të Prokurorisë Speciale Publike, jurisprudenca është kthyer 10 vite mbrapa, vlerëson Prokurori publik, Lubomir Jovevski. Në një deklaratë për sakamdakazham, ai ka thënë se ende asgjë nuk ka përfunduar lidhur me hetimet e PSP-së që dëshiron t’i ndërpresë Gjykata Supreme.
Jovevski thotë se pret aksion nga prokurorja publike Katica Janeva lidhur me fatin e hetimeve të kontestuara, në mesin e të cilëve janë edhe “Regjistrimi” ku dyshohen Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, “Pacienti” ku dyshohet Bujar Osmani, hetimi për projektin “Shkupi 2014” dhe raste tjera, transmeton Gazeta Lajm.
“Prokurori publik i Maqedonisë, sipas ligjit për Prokurorinë speciale, nuk ka ingerenca të përzihet në punën e PSP-së. asgjë nuk ka përfunduar me hetimet e tyre. Përkundrazi. Jemi duke pritur aksion nga Prokuroria speciale, të na drejtohet neve, të ulemi në ekipe. T’i hapim një nga një hetimet e hapura prej tyre, të shohim deri ku janë, t’i shohim dëshmitë dhe të vendosim se çka mund të merret prej atyre dëshmive nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, pa materiale të përgjuara. Por do të përsëris, se atë çyshtje duhet ta ngrish Prokuroria speciale, e jo Prokuroria publike e Maqedonisë”, thotë Jovevski.

Loading...