25 vjeçari M.S., nga Parteshi, pjesëtar serb i FSK-së, mbrëmjen e 7 shkurtit ka shkuar në polici të raportojë se është rrahur nga S.S. nga fshati Mogillë e Vitisë, me ç’rast ka marrë lëndime trupore.Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia e Kosovës së bashku me hetuesinë kanë intervistuar të dyshuarin S.S.Por, S.S. ka rrëfyer ndryshe ngjarjen, duke thënë se pjesëtarin e FSK-së e kishte zënë duke tentuar ta dhunojë mbesën e tij, 15-vjeçaren N.S.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në veturën e M.S. dhe para shtëpisë së viktimës.Familjarët e viktimës janë shprehur të shqetësuar me këtë veprim, derisa kanë thënë se kjo që u ka ndodhur, është e dhimbshme.“Kjo ka qenë hera e parë që ka ardhur ai para derës. Ishte rreth orës 8 të mbrëmjes së 7 shkurtit. Ne nuk e kemi njohur asnjëherë dhe nuk kemi ide se si janë njohur. Ai ka dashur vetëm ta shfrytëzojë dhe ta lërë, por unë, për fat, kam dalë shpejt dhe e kam larguar. Ai e ka mbyllur brenda në veturë dhe nuk e hapte derën, pastaj djali im ia ka thyer xhamin me dorë për ta nxjerrë vajzën”, ka thënë, S.S, gjyshja e viktimës.

“Nuk ndihem aspak mirë. Po të isha aty, do të mund të ndodhte diçka edhe më e keqe, por për fat, nuk isha aty dhe ka kaluar me kaq”, ka thënë T.S., gjyshi i viktimës.Prokurori i rastit, Arben Ismajli, ka treguar për KTV-në mënyrën se si kanë arritur ta zbulojnë rastin e tentim-dhunimit ndaj së miturës.

Sipas Ismajlit, Prokuroria ka kërkuar që të dyshuarit M.S. t’i vendoset masa e paraburgimit prej 48 orësh.Kjo, për arsye se ata kanë prova të mjaftueshme kundër tij.KTV-ja ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga familja e të dyshuarit M.S., por ata nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen para kamerës.Shkurt kanë thënë se nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur në detaje.Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë se ushtari është nga komuniteti pakicë dhe ai do të suspendohet deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Loading...