Në sallën e filmit të gjimnazit “ZL MARKU” në Shkup, profesori i historisë Naser Miftari, bëri promovimin e dy librave, përmbledhjen e vjershave “Rrugët e jetës” dhe monografinë”Porositë e Lakut”. Poeti Rrahim Ganiu, botuesi Azam Dauti dhe e bija e autorit Nazlie Miftari folën gjërë e gjatë për dy botimet në fjalë, kurse poeti Rexhep Memedi i përshëndeti të pranishmit si ish kolegë i mësuesit Sabedin Emini.
Ai mes tjerash foli për punën dhe kontributin shumëvjeçar të mësuesit në pension, Sabedin Emini. Sipas tij, Sabedini ishte ndër mësuesit, normalistët e parë të fshatit. Në fillim ishte lokomotivë e thjeshtë, kurse më vonë u bë lokomotivë dizel, pasi arriti qëllimin që kishte, semi-maturantët pa dallim gjinie të vazhdojnë shkollimin e mesëm. Jo rastësisht fshati Nigishtan merr epitetin fshati i mësuesve

Loading...