Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua libri “Çlirimi i Kosovës, diplomacia këmbëngulëse dhe ndërhyrja e SHBA-ve”, e autorit David L. PHILLIPS, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Gjyla Çeliku. Në promovimin e librit i pranishëm ishte edhe autori i librit, David L. Phillips, si dhe shumë personalitete të tjera të botës akademike, intelektuale, politike – shoqërore, profesorë dhe studentë.

Autori i librit, David L. Phillips tha se ky libër i është dedikuar ambasadorit tani më të ndjerë Richard Holdbrooke, pasi që pa ndihmën e tij Kosova asnjëherë nuk do ta arrinte pavarësinë. “Ky libër i dedikohet Ambasadorit Richard Holdbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur asnjëherë pavarësinë e saj pa ndihmën e Hollburkut. Vdekja e parakohshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjithë botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi  aktualisht krizën e  Sirisë, tashmë nuk do të ishte shumë e rëndë për t’u zgjidhur sikur të ishte  Richall Hollbruk në mesin tonë”, shtoi autori i librit, David L. Phillips.