Me thirrjet Rama ik! Nis marshimi drejt kryeministrisë së Shqipërisë.  Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri shqiptarë Edi Rama.  Ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi i janë bashkuar marshimit ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë para kryeministrisë.  Si herët e tjera kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë. Këtë herë ndodhet në Berat, në kuadër të takimeve ” Bashkia që duam”.

Ora 10:30 Kryetari Basha ka thirrur një mbledhje ku pritet të diskutohet nëse do të qëndrojnë 48 orë në shesh.

“Opozita në tërësi po përpiqet ti japë protestës fytyrën qytetare për të theksuar se largimi i qeverisë Rama është një lëvizje popullore.  Do u kërkohet edhe mendimi i qytetarëve për të zgjatuar rezistencën” informon gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj.

Ora 10:16 Salianji: Do jete revolte e madhe

Ervin Salianji ne nje prononcim për RTV Ora u shpreh: Protesta do ia arrijë qëllimin. Do të jetë manifest dhe revoltë e madhe që tregon papajtueshmërinë me Ramën dhe qeverisjen e tij. Sa më shumë të zgjasë Edi Rama agoninë e vet do të ketë kosto të mëdha personale