Afërdita Dreshaj ka folur si rrallë herë për babain.

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj, nëpërmjet Instagramit u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Dikush prej tyre ka qenë i interesuar të di se përse këngëtarja publikon shumë foto me nënën dhe kurrë me babain.

Në mënyrë emocionuese, Afërdita i ka kthyer përgjigje ndjekësit dhe ka prekur të gjithë me fjalët.

“Do të dojë të kisha mundësi të publikoja fotografi me babain aq sa postoj me nënën. Por babai im ka ikur kur unë isha vetë 12 vjeçe. Ai është engjëlli im”, ishin fjalët e Afërditës.

Ajo po jeton jashtë vendit me burrin e saj çek dhe duket tejet e lumtur pranë tij./Lajmi.net/