Në Agjencinë e cila do të jetë e obliguar për zbatimin e Ligjit për gjuhët do të ketë punësime, nëse ka nevojë reale për atë. Fillimisht, do të përdoren resurset e brendshme që i ka Qeveria në suaza të institucioneve ekzistuese.

“Fillimisht në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për gjuhët do të shfrytëzohen resurset e brendshme që i ka Qeveria në kuadër të institucioneve ekzistuese, por nëse gjendja reale tregon se ato resurse nuk janë të mjaftueshme, atëherë do të ketë punësime”, tha zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme të rregullt për shtyp.

Dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut solli vendim për formimin e Grupit ndër resorësh të punës për zbatimin e e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ajo do të duhet të përgatisë plan aksioni për zbatimin e ligjit në afat prej 15 ditëve prej ditës së hyrjes në fuqi të vendimit, ta ndjekë dinamikën e realizimit të planit të aksionit dhe t’u japë udhëzime institucioneve në funksion të koordinimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve në pajtim me atë plan.

Loading...