Punësimet e reja në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë janë për shkak të ngarkesës së madhe të punës. Ai është proces normal i cili duhet të forcojë kapacitetet e punës në pajtueshmëri me kompetencat e reja dhe negociatat vijuese me BE-në, kanë vlerësuar sot drejtori i Doganës, Gjoko Tanasovski dhe kryeministri Zoran Zaev.

“Punësimet kanë dalë qaë nga viti i kaluar, kur kishim poashtu konkurs në afat të pacaktuar. Për shkak të ngarkesës së punës dhe aktivitete tjera që janë para Drejtorisë doganore është treguar nevoja e rritjes së kapciteteve të drejtorisë. Nga viti 2015 nuk është bërë asnjë punësim në Drejtorinë doganore që në vete kërkon ajo të ketë kapacitete adekuate për kompetencat e reja në punë, ndërsa kemi para nesh negociatat me BE-në”, ka deklaruar Tanasoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së mirënjohjeve të operatorit të parë ekonomik në Maqedoni.

Drejtoria e Doganës tani ka 1.076 të punësuar dhe siç tha Tanasoski ai numër ka qenë 1.132 në 2015, prej kur nuk ka pasur punësime. është shpallur vetëm një konkurs për këshilltar të drejtorit, ndërsa tjerët janë konform sistematizmit.

Në komentin për punësimet e reja edhe kryeministri Zaev ka theksuar se bëhet fjalë për ngarkesë të punës konform aktiviteteve të Procesit të Berlinit.

“Me konkursin nuk plotësohen të gjtiha vendet e lira, por ato të domosdoshme për shkak të ngarkesës së re në punën dhe aspektet teknike të punës së Doganës. Ashtu është edhe në institucionet tjera. Mbetemi në trendin e adminisratës së patjetërsueshme publike”, ka thënë Zaev.

Ai ka përsëritur se teprica e punësimeve me reformat ministratës do të pranohet nga sektori privat me mbështetje të Qeverisë. Procesi duhet të fillojë dhe shpresoj se do të bëjmë racionalizim të administraës pa humbur dikush punën”, ka thënë Zaev.