Shkruan: Hasan Jashari,
Autori është profesor ne UEJL, Tetovë
Me 17.01.2018 në vizitë në Beograd ishte presidenti Rus Vladimir Vladimiroviç Putin. Kjo ishte një ngjarje e madhe edhe ndërkombëtare duke marrë parasysh Ballkanin dhe përplasjet Ruso- Amerikane dhe Europeane për ndikimet ekonomike, politike e veçmas ato ushtarake. Por, një gjë që më ka bërë përshtypje, ishte rasti i ndarjes të një dhurate të veçant për z. Putin nga Presidenti i Serbise Aleksandar Vuçiç. Ai ishte Qeni i Sharit i njohur si Canis lupus fammialiaris scardus. Ai njihet si rracë tepër e çmuar në qarqet Cynologiste botërore. Sa për ilustrim gazetat e mbarë botës shkruan në këtë rast për këte dhuratë dhe për këte rracë qensh autokton të Sharit. Por mediat Serbe dhe ruse këtë e paraqesin si rracë serbe, kurse gazetat maqedone, prej atë ditë, kanë shkruar dhe paraqitur si rracë maqedone. Përndryshe, ky lloj i qenit jetesën dhe prejardhjen e ka në malin Sharr, në pjesën e Kosovës edhe në pjesën e Maqedonisë, pra në një mjedis shqiptar.

Ajo që më mundon mua është neglizhenca e faktorit shqiptar edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Askush nuk bëri asnjë shkrim, asnjë reagim. Përndryshe për herë të parë ky qen është paraqitur publikisht si një rracë e veçant në një ekspozitë qensh në Ljublanë në vitin 1926. Në Federatën Ndërkombëtare të kinelogjisë ( FCI) është regjistruar si ‘Qeni ilir’ në vitin 1939 me numër rendor 41. Pastaj në vitin 1957 pushteti Komunist Jugosllav e ka reregjistruar tani si ‘ Cobani jugosllav’.Kurse tani ai është bërë Serb. (RUSSIA BEYOND, https://mk.rbth.com/).
Sa ka qenë i rëndësishëm ky qen për serbet tregon fakti se kur duhej Armata Jugosllave të tërhiqej nga Maqedonia në vitn 1991, përgaditjet më të mëdha i bëri, jo për pajisjet ushtarake, por pikërisht për fermën e qejve të Sharit në Petrovec të Shkupit, ngjitur me Aeroportin, qe e menaxhonte ushtria. Ajo u mbart në Serbi, në Nish. Pikërisht Serbia prej kësaj ferma ka krijuar me dhjeta ekonomi profitabile private që këlyshet i shesin në përëndim me cmim 2000-5000 euro.
Pyetja ime është se a mund ta bëjn këte shqiptarët, a duhet ta bën shteti i Kosovës? A duhet ta bën Komuna e Tetovës apo e Prizrenit sot kur ka burime dhe fonde të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, a duhet këte ta bën Oda ekonomike e Kosovës apo e Maqedonisë veriperëndimore? Sigurisht se me pak para dhe me mbështeje disavjeçare fermerëve me fonde dhe ekspert mund të kemi ne biznese të tilla.
Diçka është e ytja vetëm nëse i dalish zot asaj.

Loading...