Kreu i N.P. Higjiena Komunale, Abdusamet Shabani ka paralajmëruar zgjidhjen e problemit me qentë endacak përmes formimit të një Ndërmarrje të re e cila do të merret kryesisht me këtë problematikë. Sipas tij njoftimi për formimin e një ndërmarrje të tillë vjen nga kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe e njëjta pritet të formohet së shpejti.

Ndryshe derisa organet kompetente presin formimin e Ndërmarrjes së qentë endacak vazhdojnë të shkaktojnë panik tek qytetarët. Gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara në stacionet policore janë paraqitur dy persona të cilët janë kafshuar nga qentë endacak. Një person i moshës 29 vjeçe në stacionin policor Qendër ka denoncuar se është kafshuar nga qentë endacak deri sa ishte duke lëvizur në rrugën “Kej 13 nëntori’’, edhe rasti i dytë është paraqitur në po të njëjtin stacion policorë në Qendër ku në këtë rast viktimë ishte një fëmijë i moshës 14 vjeçare.

Loading...