Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sonte në orën 22 e 30 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me rastin e aksidentit që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme do t’i vizitojë të lënduarit që ndodhen në spital.

Pak më herë kryeministri i vendit, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime drejt familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë.Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

Loading...