Qeveria e Maqedonisë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, përmes një kumtese për media ka uruar qytetarët e vendit, për siç thonë, shënimin e kapitullit historik për vendin.

Nga qeveria thonë se ky është akt që jep përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fuqishëm, pasi realizohen qëllimet madhore – anëtarësimi në BE dhe NATO.