Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë solli vendim për formimin e grupit ndëresorësh të punës që do të ketë për detyrim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Grupi i punës i formuar dje në seancën e Qeverisë do të hartojë planin nacional të veprimit për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe do të ndjekë dinamikën e realizimit dhe implementimit të planit nacional të veprimit në bazë të kahjeve të mëparshme të institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, implementimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve për realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja përfundimtare e Prespës.

Loading...