“Unë do të votoj për një kandidatë shqiptar, ai është Blerim Reka”. Kështu është shrehur një qytetar maqedonas gjatë një ankete që ka zhvilluar ekipi portalit Lajm.tv në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 21 prill. Por, edhe qytetarët shqiptarë janë shprehur se do ta votonin kandidatin maqedonas Stevo Pendarovski, shkruan gazeta Lajm. Në mesin e të aketuarve kishte qytetarë që do ta mbështesin edhe kandidaten Gordana Siljanovska. Megjithatë, disa prej të anketuarve nuk kanë përjashtuar mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE-ja në raundin e dytë dhe dështimit të presidencialeve për shkak të pamundësisë për tu arritur dalja e nevojshme prej 40% në votime, shkruan gazeta Lajm.