Por, është një qytet i vogël, Jenjarom, ai që po paguan çmimin për këtë dhe tani është i mbuluar nga 17 mijë ton mbeturina. Gjithçka filloi verën e kaluar. Çdo natë, pas mesnate, banorët detyroheshin të mbyllnin dyer dhe dritare për shkak se ajri rëndohej nga era e keqe.

Shpejt ata e kuptuan se bëhej fjalë për fabrika të paligjshme riciklimi që digjnin fshehtazi plastikë. Në 2017, Kina vendosi të ndalonte importin e mbetjeve plastike. Vetëm në atë vit, vendi kishte marrë 7 milionë ton mbetje plastike dhe shumë aktivistë e konsideruan fitore ndalimin. Por, duke mos patur ku të shkojnë tjetër, moria e mbetjeve plastike, shumica nga Britania e Madhe, SHBA dhe Japonia, morën një tjetër drejtim, drejt Malajzisë.

Mund të kishte qenë çdo qytet i saj, por Jenjaromi është pranë portit më të madh të vendit dhe pikës kryesore të hyrjes së mbetjeve, ndaj u bë vendi ideal. Nga janari deri në korrik 2018, rreth 754 mijë tonë mbetje plastike janë importuar në Malajzi. E kjo ka bërë që fabrikat e paligjshme të riciklimit të plastikës të njohin rritje. Mbetjet plastike zakonisht riciklohen në peleta, që mund të përdoren për të prodhuar lloje të tjera plastike. Por, jo e gjithë plastika mund të riciklohet, ndaj fabrikat e ligjshme duhet të çojnë mbetjet e pariciklueshme në vendgrumbullime, e kjo kushton para’.

Ndaj, fabrikat e paligjshme zgjedhin t’i depozitojnë ato ku të munden, t’i groposin apo edhe t’i djegin. E ata që jetojnë pranë këtyre fabrikave janë më fatkeqët. /tch

Loading...