Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, po ka probleme me lojtarët e tij te klubi mbretëror.

Rafa Benitez besohet se po ka probleme me lojtarët pas daljes së tij hapur në kritika publike, raporton El Confidencial.

Ndër emrat e pakënaqur thuhet se janë Sergio Ramos dhe Isco, sidomos ky i fundit pas zëvëndësimit në humbjen ndaj Sevillas.

Benitez ka kohë që ka pasur probleme me Ramosin, Jamesin dhe Ronaldon, por tash këto probleme po marrin formë edhe më të shtuar pikërisht para El Clasicos.