Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së Rafis Aliti, ka dalë kundër nismës së deputetëve të kësaj partie për shuarjen e Sekretariatit të Marrëveshjes së Ohrit dhe themelimit të Ministrisë për sistem politik dhe raporte mes komuniteteve, shkruan Gazeta Lajm. Aliti, thotë se nisma e këtillë e deputetëve të BDI-së për shuarjen e Sekretariatit është ndërmarrë pa u konsultuar organet partiake. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar tërësisht në praktikë, andaj nisma për shuarjen e Sekretariatit është e panevojshme dhe nuk është në interes të shqiptarëve. “Shuarja e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit është ekzukutim i frymës së Marrëveshjes paqësore që ndërpreu konfliktin e vitit 2001”, tha në një intervistë për Gazetën Lajm, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafis Aliti. Intervistën e plotë që e ka zhvilluar gazetari Albion Memeti dhe operatori Amir Idrizi, mund ta shikoni në videon më poshtë.